Patrick Stewart dhe Ian McKellen do të rikthehen në rolet e tyre si X-Men në “Avengers: Doomsday”, shkruan The Guardian.
Marvel nisi një transmetim të drejtpërdrejtë të mërkurën për të njoftuar listën e gjatë të aktorëve që do të marrin pjesë në filmin e parë të Avengers në gjashtë vitet e fundit.
Ata do të bashkohen me aktorët e Black Panther, Letitia Wright, Winston Duke dhe Tenoch Huerta Mejía; Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston të Thor; Paul Rudd i Ant-Man; Simu Liu i Shang-Chi; dhe Anthony Mackie dhe Sebastian Stan të Captain America, përcjell KosovaPress.
Aktoret e rinj të Fantastic Four këtë verë do të bashkohen gjithashtu, duke përfshirë Vanessa Kirby, nominuar për Oscar, dhe aktorin e Stranger Things, Joseph Quinn, si dhe ata që do të shfaqen në filmin e ardhshëm Thunderbolts, përfshirë të nominuarën për Oscar, Florence Pugh dhe David Harbour.
Stewart luajti për herë të fundit profesorin Charles Xavier në “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” pas vdekjes së tij në “Logan”, ndërsa McKellen luajti për herë të fundit Magneto në “X-Men: Days of Future Past”. Ata do të bashkohen me aktorë të tjerë të X-Men, duke përfshirë Kelsey Grammer, Rebecca Romijn, James Marsden dhe Alan Cumming.
Channing Tatum, i cili kishte qenë planifikuar të luante në një film të veçantë për Gambit, do të marrë gjithashtu pjesë, pas paraqitjes së tij të fundit në “Deadpool & Wolverine”.
Elizabeth Olsen, që luan Scarlet Witch, ka konfirmuar së fundmi se nuk do të bashkohet me ekipin e filmit.