Ballina Lifestyle Jessica Simpson dhe Jeremy Renner flirtojnë në rrjetet sociale, ndezin thashethemet për...

Jessica Simpson dhe Jeremy Renner flirtojnë në rrjetet sociale, ndezin thashethemet për një romancë mes tyre

41
0

Pesëmbëdhjetë vjet pas lidhjes së tyre të përfolur, Jessica Simpson dhe Jeremy Renner po flirtojnë në rrjetet sociale, duke ndezur thashethemet për një romancë të mundshme. Gjithçka filloi kur këngëtarja 44-vjeçare komentoi me një emoji zjarri nën një video të Renner duke punuar pa këmishë më 8 mars.

Vazhdimi erdhi kur këngëtarja e famshme, e cila njoftoi ndarjen e saj nga Eric Johnson janarin e kaluar pas 10 vitesh martesë, përdori rrjetet sociale për të festuar publikimin e EP-së së saj të re, Nashville Canyon, Pjesa 1 shkruante duke e shoqëruar postimin me një imazh të projektit që ishte në vendin e parë në iTunes më 21 mars. Në komentet e postimit të saj Jeremy Renner shkruante: “Urime Jess!!!” duke shtuar tre emoji duartrokitëse dhe një emoji zjarri.

Flirtimi nuk u ndal me kaq. Aktori 54-vjeçar, i cili kohët e fundit u përfol se ishte në lidhje me influencuesen Cassandra “CC” Mason, postoi një tjetër video të tij duke u stërvitur topless më 23 mars, së bashku me nënën e tij, Valerie Shirley, në Instagram, teksa shkruante: “Seanca e së dielës me mamin…. Rehab, shërim. Ne duhet t’i bëjmë kockat e saj të forta”, shkruan ai,

Aktori më vonë mohoi se ata kishin flirtuar, duke pretenduar se kishin folur vetëm për tre minuta. “parukierja e saj i bëri flokët mamasë sime, kështu që ne po flisnim për këtë ,” tha Jeremy për Us Weekly, “dhe pastaj krejt papritur ne jemi në një lidhje!” , kishte shtuar ai me shaka.