Ballina Sport Këto janë shtatë kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës...

Këto janë shtatë kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

28
0

Deri tani shtatë kombëtare kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë tre kombëtaret e para që si organizatore të turneut, janë të kualifikuara në Kupën e Botës.

Argjentina ditë më parë u bë kombëtarja e fundit e cila ka siguruar pjesëmarrjen, duke qënë lidere e tabelës nga kualifikimet e kombëtareve të Amerikës së Jugut.

Japonia dhe Irani janë dy kombëtaret të cilat janë kualifikuar nga kualifikueset e Azisë.

Ndësa e kombëtarja e shtatë, e cila ka siguruar një vend në Kupën e Botës, është Zelanda e Re, duke u kualifikuar si kampionia e Oqeanisë.

Kujtojmë që në Kampionatin Botëror të vitit 2026, për hetë të parë do të jenë 48 kombëtare pjesëmarrëse, nga 32 sa ishin më parë.

Kupa e Botës 2026 e cila zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada nis më 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik.