Ballina Aktualitet Mosemërimi i gjyqtarit Gerd Hoxha/ Verifikimi i kandidatëve që garojnë për SPAK...

Mosemërimi i gjyqtarit Gerd Hoxha/ Verifikimi i kandidatëve që garojnë për SPAK dhe GJKKO, Kushtetuesja shtyn seancën

32
0

Gjykata Kushtetuese shtyn për në 23 prill shqyrtimin e një prej neneve të ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi bazën e të cilit funksionojnë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat e Posaçme Antikorrupsion.

Kushtetuesja u vu në lëvizje nga gjykata Administrative në lidhje me rastin e mos emërimit të gjyqtarit Gerd Hoxha në GJKKO. Kushtetueja shtyu seancën pasi vendosë të thërrasë si palë të tretë KLGJ-në. Gjyqtari Gerd Hoxha pretendon se u skualifikua dhe nuk u emërua vetëm për një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një aktivitet të ambasadës britanike.