Kryeministri Edi Rama thotë se paga mesatare në Shqipëri është rritur.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama iu përgjigj një komentuesi lidhur me pagat, ku deklaroi se paga mesatare ka shkuar në 830 euro.
Kreu i qeverisë shtoi se do të rritet paga minimale në 500 euro.
“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik, në shtet ishte 372 euro dhe që sot, vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare. Referoju INSTAT-it. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Paga mesatare të përgjithshme, e kombinuyar në sektorin publik dhe sektorin privat ishte 322 euro, e kemi sot 830 euro paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Pagën minimale e kishin 157 euro, e kemi 400 euro dhe me vendim, siç e kam thënë, në qershor do ta bëjmë 500 euro, do hyjë në efekt nga janari i 2026. Shumica e bizneseve e kanë më të lartë. Kush nuk do të dëgjojë, nuk dëgjon. Kush nuk do të shikojë është më keq se ai që nuk fiton. Do ta shohim më 11 maj se çfarë do të vendosë populli. Ajo që të takon më 11 maj, është të investosh për pasaportën europiane e Shqipërisë”, theksoi ai.