Ballina Europë ​Papa Françesku do të mbajë fjalimin e Urbi et Orbi për Pashkët

​Papa Françesku do të mbajë fjalimin e Urbi et Orbi për Pashkët

0
35

Papa Françesku, i cili po shërohet nga pneumonia e rëndë, do të jep bekimin e tij tradicional Urbi et Orbi nga sheshi i Shën Pjetrit për Pashkë më 20 prill, njoftoi sot Vatikani.

Megjithatë, ishte e paqartë nëse Papa 88-vjeçar argjentinas do të ishte në gjendje të drejtonte festimet e tjera.

Pasi kaloi pesë javë në një spital në Romë, Papa u kthye në Vatikan katër ditë më parë dhe do të vazhdojë shërimin për të paktën dy muaj, me rehabilitim motorik dhe respirator dhe pa aktivitete publike.

Brishtësia e Françeskut, me tipare të theksuara të fytyrës dhe një zë të dobët pas daljes nga spitali Gemelli, bëri që besimtarët të vënë në dyshim praninë e tij në Pashkë – festën më të rëndësishme për katolikët.

Vatikani publikoi sot kalendarin e kremtimeve liturgjike për këtë periudhë. Edhe pse Selia e Shenjtë ka konfirmuar festimet e Javës së Shenjtë, duke përfshirë edhe Stacionet e Kryqit në Koloseun në Romë, nuk ka specifikuar se kush do t’i udhëheqë ato.

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë theksoi se prania e mundshme e Papës gjatë Javës së Shenjtë do të vendoset në bazë të zhvillimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Papa mund t’ia besojë kryerjen e meshave dhe ceremonive prelatëve të tjerë, zakonisht kardinalëve, por vetëm ai mund të jep bekimin Urbi et Orbi