Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pasi është rrëzuar nga një pallat në lagjen Kushtrimi, të qyteti bregdetar.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por policia bën me dije se rrëzimi i viktimës nga kati i tretë ishte aksidental.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për dy raste, konkretisht: në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi I. D., 51 vjeç”, njofton policia.