Ballina Europë Stategji për të përballuar krizat, BE këshillon qytetarët të grumbullojnë ushqim, ujë...

Stategji për të përballuar krizat, BE këshillon qytetarët të grumbullojnë ushqim, ujë të pijshëm dhe sende thelbësore që do të mjaftonin për 72 orë

43
0

Bashkimi Europian ka këshilluar qytetarët që të grumbullojnë ushqim, ujë të pijshëm dhe sende të tjera thelbësore që do të mjaftonin për 72 orë, si pjesë e një strategjie që synon të rrisë gatishmërinë për përmbytjet, zjarret katastrofike, pandemitë dhe sulmet ushtarake.

Në dokumentin e publikuar, theksohet nevoja për përgatitje ndaj krizave të mëdha, ndërsektoriale, duke përfshirë edhe mundësinë e agresionit të armatosur që mund të prekë një ose më shumë shtete anëtare. Strategjia, e cila frymëzohet nga planet e Gjermanisë dhe vendeve nordike, synon të inkurajojë qytetarët që të ndërmarrin masa proaktive, si zhvillimi i planeve emergjente familjare dhe grumbullimi i furnizimeve bazë.

Hadja Lahbib, komisionerja evropiane për përgatitjen dhe menaxhimin e krizave, deklaroi: “Ne po u themi vendeve anëtare se 72 orë vetë-mjaftueshmëri është ajo që ne rekomandojmë”. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, ajo tregoi një çantë emergjence të papërshkueshme nga uji, në të cilën kishte vendosur dokumentet e identitetit, ushqime të konservuara, ujë, shkrepëse, një thikë zvicerane, para cash, ilaçe dhe një radio të vogël.

Strategjia e re e BE-së synon të forcojë koordinimin dhe ndërgjegjësimin publik në lidhje me rreziqet potenciale, përfshirë motin ekstrem të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, pandemitë, sulmet kibernetike dhe pushtimet ushtarake.