Ballina Kronika Vodhën tre banesa dhe një automjet në Vlorë/ Arrestohet 31-vjeçari, në kërkim...

Vodhën tre banesa dhe një automjet në Vlorë/ Arrestohet 31-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët

29
0

Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për disa vjedhje në fshatin Fitore, Novoselë.

Sipas hetimeve, në orët e para të mëngjesit të 17 marsit 2025, tre shtetas kanë kryer vjedhje në tre banesa, dy prej të cilave të braktisura nga pronarët që jetojnë jashtë vendit. Përveç sendeve të grabitura, ata kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga policia.

Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi E. B., 31 vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, G. S., 28 vjeç dhe M. Z., 30 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku ata mund të jenë përfshirë. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për procedura të mëtejshme ligjore.