Një lloj i ri dinozauri me dy kthetra është zbuluar në shkretëtirën Gobi në Mongoli.
Duonychus tsogtbaatari është një lloj i veçantë në grupin e Therizinosaurëve që qëndronte në këmbët e pasme dhe zakonisht kishte tri kthetra.
Ai kishte përmasa mesatare dhe peshonte rreth 260 kilogramë.
Shkencëtarët mendojnë se kthetrat e tij të gjata e të kthyera dhe aftësia për t’i mbledhur fort e favorizonin dinozaurin që të ushqehej me bimë.
Kthetrat me përmasa rreth 30 centimetra janë shumë më të mëdha sesa kockat nën to. Veç kapjes, ato mund të jenë përdorur për të gërryer apo dyluftuar.
Jo vetëm kaq, por ky fosil ka edhe lëkurën me keratinë, një element që mbulon gjithë kthetrën, njësoj siç ndodh te thonjtë e njerëzve duke e ndihmuar për mbrojtjen, lëvizjen dhe kapjen e presë.
Veç kthetrave, paleontologët gjetën pjesë të fosilizuara të kockës shpinore bishtit, ijeve, krahëve dhe këmbëve.
Therizinosaurët ishiin një grup dinozaurësh bimëngrënës ose gjithçkangrënës që jetonin në Azi dhe Amerikën e Veriut gjatë epokës së Kretakut që nisi 145 milionë vjet më parë dhe përfundoi 66 milionë vjet më parë.
Vetëm disa grupe dinozaurësh kishin dy kthetra, më i famshmi prej tyre Tiranozaur reksi, ndërsa ata me një kthetër ishin edhe më të rrallë.
UNESCO e ka quajtur shkretëtirën Gobi si rezervuarin më të madh të fosileve të dinozaurëve në botë.
Rajoni është një burim i rëndësisëhm fosilesh nga epoka e vonë e Kretakut që është periudha e fundit e epokës prehistorike dhe përfaqëson fazën finale të evolucionit të dinozaurëve.