Ballina Lifestyle Megan Fox lind! Aktorja sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt

Megan Fox lind! Aktorja sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt

33
0

Megan Fox mirëpriti fëmijën e saj të katërt, por të parin me ish të fejuarin Machine Gun Kelly, këtë të enjte.

Reperi 34-vjeçar konfirmoi lindjen e vajzës së tyre duke shpërndarë një video bardh e zi ku ai përkëdheli ëmbël gishtat e të porsalindurit.

“Ajo është më në fund këtu!! Fara jonë e vogël qiellore”, ka shkruar Kelly postimin, shkruan “Daily Mail”.

Kurse, babai krenar dhe i lumtur edhe pse nuk e zbuloi emrin e foshnjës, ai tregoi se ajo kishte ‘lindur në 432 HZ’ dhe se ardhja e saj ishte ‘një udhëtim epik’.

“Lavdëroni Zotin”, deklaroi ai në Instagram Story.

Aktorja tashmë ka tre djem Noah, 12, Bodhi, 11 dhe Journey, 8, me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.