Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për sot, 28 mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 28 mars 2025

28
0

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërish në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë dobësim të intensitetit të shirave në pothuajse të gjithë vendit, përjashtuar skajin Jugor ku priten rrebeshe shiu.
Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në Bulqizë deri në 20°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.