Nga Prof Arben Malaj
Sa të drejtë paska pasur Ajnshtajni kur theksonte se: “Bota nuk është e keqe sepse ka njerëz të këqij, por sepse njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë kundër tyre/Batonëve”. Shërbimet e pështira për çdo kryeministër të Batonit, nuk është se ai është një analist i historisë së mirë të qeverisjeve dhe parimeve të lidershipit. Batoni është një shërbëtor i formatit “Pica Taxi”. E telefonojnë, “na sill një picë/shkrim përulës” dhe ai vrapon. Batoni, vetëm për pagesën e influencuar merr 17.000 euro në muaj si këshilltar në një spital privat, bashkë me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, Batoni i kushton spitalit/ të sëmurëve rreth 22.000 euro në muaj ose rreth 250.000 euro në vit.
Në 5 vite bëjnë rreth 1.2 milion euro dhe në 10 vite rreth 2.5 milion euro. Por Batonët “udhëheqës-dashës” të përjetshëm, që marrin paga kaq të mëdha në forma të ndryshme janë shtuar ndjeshëm.
Shpenzimet e konsulencës kalojnë në koston e spitalit dhe prej aty, bashkë me fitimet e spitalit, u ngarkohen me çmime të rënda të sëmurëve.
Ja sa shumë një abuzim për përfitime mediatike u ngarkohet të sëmurëve të varfër shqiptarë.
Sipas mediave, Batoni ka disa hije dyshimi për ndërhyrje jo ligjore në favorizim të kompanive të Kosovës në doganat shqiptare apo edhe për pastrim të parave për shitje dhe blerje fiktive të vilave.
Sa për pyetjen e përvuajtur të Batonit se asnjë nuk e bën dot atë që bënte Berisha, Meta dhe tani Rama, ky është një konkluzion qesharak që zakonisht në çdo rast e bëjnë vetëm ata që “vetë-shiten” jo me çmim të lehtë për përfitime financiare abuzive të vogla.
Sado i madh të vetë-shitet Batoni për analizat e tij pro kryeministrore të bëra për çdo kryeministër gjatë tranzicionit tonë të vështirë, Batoni kurrë nuk i afrohet dot përmasave të shkrimtarit të madh Mark Twain, i cili “për lodhjen rraskapitëse të Batonëve” për të justifikuar publikisht mandate të treta dhe të katërta, pse jo sipas Batonit edhe të përjetshme, i jep një përgjigje shumë të dobishme jo vetëm Batonit, sidomos për vendet me institucione të dobëta siç vlerësohet fatkeqësisht Shqipëria edhe në raportet e fundit ndërkombëtare për shkallën e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Mark Twain këshillon por Batonët dhe bosët e tyre se: “Politikanët dhe pelenat duhet të ndryshohen shpesh, dhe për të njëjtën arsye”.
Arsyeja e njëjtë është se fëmijët bëhen shpesh pis në mënyrë jo të vullnetshme, ndërsa politikanët bëhen pis vazhdimisht nga korrupsioni dhe babëzia.
Historia politike vërteton atë që Batoni nuk e “kupton”.
Sa më gjatë në pushtet, aq më shpesh dhe aq më shumë bëhen pis politikanët që janë viktima të pushteteve absolute.
Secili per fshi edhe Batonet e zgjedh vete motivin e jetes se tij.
Ja si e qarteson kete moment inteligjenca artificiale.
Shprehja “më mirë një Sokrat i vuajtur sesa një derr i kënaqur” i atribuohet filozofit anglez John Stuart Mill, i cili e përdori atë në librin e tij “Utilitarizmi” (1863).
Origjina dhe konteksti: Mill ishte një përkrahës i utilitarizmit, një filozofi që thekson maksimizimin e lumturisë dhe minimizimin e vuajtjes. Ai besonte se lumturia nuk duhet të matet vetëm në sasi, por edhe në cilësi.
Në “Utilitarizëm”, Mill argumenton se disa kënaqësi janë më të vlefshme se të tjerat. Ai i dalloi kënaqësitë e larta, të cilat janë intelektuale dhe morale, nga kënaqësitë e ulëta, të cilat janë fizike dhe sensuale.
Shprehja e tij shërben për të ilustruar këtë dallim. Ai argumentoi se qeniet njerëzore, me kapacitetin e tyre për arsyetim dhe vetë-reflektim, janë të afta për kënaqësi më të larta sesa kafshët.
Prandaj, një njeri që përjeton vuajtje intelektuale ose morale është akoma në një gjendje më të lartë se një kafshë që përjeton vetëm kënaqësi fizike.
Sokrati, i cili është përmendur në thënje, ishte një filozof i njohur grek, i cili kishte vuajtur shumë në jetën e tij, ai ishte i njohur për aftësitë e tij të larta intelektuale.
Interpretimi:
Shprehja nuk do të thotë se vuajtja është e dëshirueshme, por që kënaqësitë intelektuale dhe morale janë më të vlefshme sesa kënaqësitë fizike.
Ajo thekson rëndësinë e zhvillimit intelektual dhe moral, edhe nëse kjo çon në vuajtje.
Ajo gjithashtu sugjeron që qeniet njerëzore kanë një natyrë më të lartë sesa kafshët dhe se duhet të përpiqemi të realizojmë potencialin tonë unik.
Në thelb, shprehja është një argument për vlerën e intelektit dhe moralitetit mbi kënaqësitë e thjeshta fizike.Secili zgjedh vete motivin e jetes se tij. Shprehja “më mirë një Sokrat i pakënaqur sesa një derr i kënaqur” i atribuohet filozofit anglez John Stuart Mill, i cili e përdori atë në librin e tij “Utilitarizmi” (1863).
Origjina dhe konteksti:
Mill ishte një përkrahës i utilitarizmit, një filozofi që thekson maksimizimin e lumturisë dhe minimizimin e vuajtjes. Ai besonte se lumturia nuk duhet të matet vetëm në sasi, por edhe në cilësi.
Në “Utilitarizëm”, Mill argumenton se disa kënaqësi janë më të vlefshme se të tjerat. Ai i dalloi kënaqësitë e larta, të cilat janë intelektuale dhe morale, nga kënaqësitë e ulëta, të cilat janë fizike dhe sensuale.
Shprehja e tij shërben për të ilustruar këtë dallim. Ai argumentoi se qeniet njerëzore, me kapacitetin e tyre për arsyetim dhe vetë-reflektim, janë të afta për kënaqësi më të larta sesa kafshët. Prandaj, një njeri që përjeton vuajtje intelektuale ose morale është akoma në një gjendje më të lartë se një kafshë që përjeton vetëm kënaqësi fizike.
Sokrati, i cili është përmendur në thënje, ishte një filozof i njohur grek, i cili kishte vuajtur shumë në jetën e tij, ai ishte i njohur për aftësitë e tij të larta intelektuale.
Interpretimi:
Shprehja nuk do të thotë se vuajtja është e dëshirueshme, por që kënaqësitë intelektuale dhe morale janë më të vlefshme sesa kënaqësitë fizike.
Ajo thekson rëndësinë e zhvillimit intelektual dhe moral, edhe nëse kjo çon në vuajtje.
Ajo gjithashtu sugjeron që qeniet njerëzore kanë një natyrë më të lartë sesa kafshët dhe se duhet të përpiqemi të realizojmë potencialin tonë unik.
Në thelb, shprehja është një argument për vlerën e intelektit dhe moralitetit mbi kënaqësitë e thjeshta fizike.
Fundjavë të gjatë.