Ballina Sport Çmime të çmendura në Champions, deri në 450 euro për një biletë...

Çmime të çmendura në Champions, deri në 450 euro për një biletë në Real-Arsenal

28
0

Dy gjigantët spanjollë, Reali i Madridit dhe Barcelona, kanë shpallur çmimet e biletave për ndeshjen e tyre në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, përkatësisht kundër Arsenalit dhe Dortmundit.

Barcelona do të përballet me gjermanët më 9 prill në “Montjuiç”, ndërsa Reali do të presë një javë më pas Arsenalin në Madrid. Reali i Madridit do të thyejë rekordin e tij të të gjitha kohërave me ndeshjen e dytë të çerekfinaleve kundër Arsenalit, duke vendosur çmime që variojnë nga 125 euro më e lira deri në 450 euro më e shtrenjta.

Këto shifra kalojnë 115 dhe 325 euro që kushtonin të njëjtat vende kundër Mançester Sitit dhe Atletikos së Madridit. Madje, ato tejkalojnë edhe 445 euro për më të shtrenjtën e vitit të kaluar kundër Sitit dhe Bajernit të Mynihut. Interesant është fakti se vendet më të lira për të parë Real Madrid-Arsenal do të shijohen nga afro 4000 tifozë të “Topçinjve”, të cilët do të jenë në “Bernabéu” për vetëm 60 euro.

159 EURO, MË E LIRA NË BARCELONË – Në “Montjuiç”, ndenjësja më e lirë për ndeshjen BarcelonaBorusia Dortmund më 9 prill do të jetë 159 euro, për të mos përmendur 60 euro që do të kushtojë për tifozët gjermanë në seksionin e vizitorëve. Më e shtrenjta do të kushtojë 359 euro.