Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, Klodiana Spahiu, është shprehur se nuk e priste që të ishte sërish në listat e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit.
Ajo tha për gazetaren Bruna Çifligu se kishte menduar se koha e saj politike kishte përfunduar, pas disa viteve në politikë.
Spahiu tha gjithashtu se PS përmes platformave ‘akademia politike’ dhe ‘deputeti që duam’ ka ‘rekrutuar’ shumë elementë të rinj me potencial politik.
Pyetje: A prisnit që të ishit në listën e mbyllur?
Spahiu: Doni një përgjigje të sinqertë apo jo. Unë nuk e prisja fare që të isha në lista. Sepse 16 vite në politikë kisha menduar… Sepse në konceptin tim dhe në punën e madhe që është bërë në këto 2 vitet e fundit nga PS, ne nuk kemi kërkuar kot elementë të rinj dhe ne nuk e kemi zhvilluar në konceptin tim… që është bërë akademia politike dhe jo pa qëllim është bërë, është bërë që të mbledhim elementë të rinj që mbështesin partinë dhe që i japin një frymë tjetër.
Dhe janë shumë elementë. U bë deputeti që duam dhe secili prej tyre… Dhe kam menduar se mund të mos kishte më vend për mua. Sepse në fund të fundit njeriu jep kontributin dhe asnjëherë nuk e kam menduar veten të pazëvendësueshme. Është tamam si puna e trenit edhe kjo.