Ballina Europë ​Garda Grenadier e ushtrisë britanike parakalon në sheshet e kryeqytetit

​Garda Grenadier e ushtrisë britanike parakalon në sheshet e kryeqytetit

23
0

Garda Grenadier e ushtrisë së Britanisë së Madhe ka parakaluar në sheshet e Prishtinës.

Qytetarë me këtë rast kanë pasur rastin të shijojnë performancën “Corps of Drums” (trup daullesh).

“Faleminderit të gjithëve që u paraqitën sot për të parë dhe shijuar Corps of Drums nga Garda Grenadier e ushtrisë britanike”, shkroi Ambasada britanike në rrjetin X.

Trupi i daulleve është një formacion tradicional muzikor ushtarak evropian. Historikisht, roli kryesor i tij ishte komunikimi. Sot, roli parësor është ceremonial, duke performuar në parada dhe ceremoni ushtarake. Përveç daulleve, ky formacion mund të përmbajë një sërë instrumentesh, duke përfshirë bori.