Antoine Griezmann futet në historinë e La Liga-s. Sulmuesi francez, u bë futbollisti i huaj me më shumë paraqitje në elitën e futbollit spanjoll.
Rekordi më parë mbahej nga Leo Messi me 520 paraqitje me fanellën e Barcelonës.
Megjithatë, Griezmann me aktivizimin ndaj Espanyol, shkoi në shifrën e 521 ndeshjeve në La Liga.
34-vjeçari, ka shënuar 198 gola në 521 ndeshje që nga fillimi i karrierës së tij me Real Sociedad, me të cilët luajti 141 ndeshje nga viti 2009 deri në 2014.
Më pas ai luajti për Barcelonën nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe tani për Atletico Madridin, me të cilët ka shënuar 197 gola në 431 paraqitje në të gjitha garat.
Griezmann është golashënuesi më i mirë në historinë e Atletico Madridit në të gjitha garat.