Madonna ndoqi trendin e ri TikTok, duke postuar një video në të cilën shfaqet duke kërcyer me këngën “Hardest Ese Ever”, ndërsa tregon edhe bizhuteritë që ka vendosur në dhëmbët e saj, të bëra nga guri gjysëm i çmuar, lapis lazuli. Shumë nga ndjekësit e saj komentuan lëvizjen e saj.
Ylli i popit 66-vjeçar u shtir sikur këndoi disa vargje të këngës dhe buzëqeshi, duke bërë që bizhuteritë me ngjyrë blu që i zbukuronin dhëmbët të vidhnin shfaqjen. Ndonëse videoja nuk u shoqërua me mbishkrim, komentet e fansave ishin të shumta, me shumë të emocionuar për postimin e saj.
“Kjo padyshim kushton më shumë se makina ime,” shkruan një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi: “Madona, seriozisht tani?” Nuk kishe nevojë të bëje kaq shumë përshtypje.’ Një i tretë komentoi me kuptim: “A nuk e dini kush është Madonna?” Kjo është kaq… e saj.’
Bizhuteritë që këngëtarja kishte vënë duket se janë të njëjta me ato që ajo zbuloi në vitin 2022 në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Në atë kohë, Madonna tha se i projektoi vetë ato si një dhuratë për ditëlindjen e saj të 64-të, duke shtuar: ” uk e di pse njerëzit kanë probleme me bizhuteritë e mia… Më pëlqen mënyra se si duken – janë bizhuteri për gojën – dhe unë kam dhëmbë shumë të keqinj.”