Ballina Politika “Kjo nuk është luftë, as përpjekje për të poshtëruar njëri-tjetrin”, Rama me...

“Kjo nuk është luftë, as përpjekje për të poshtëruar njëri-tjetrin”, Rama me të rinjtë e Vlorës: Është ndeshje demokratike

33
0

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e radhës të “Flasim”, pati të ftuar të rinjtë e FRPD të Vlorës.

Gjatë vizitës së tij në Vlorë pak ditë më parë, Rama zhvilloi takim me 100 të rinj demokratë, takim i cili mori shumë vëmendje dhe pati reagime edhe nga FRPD e Vlorës.

Gjatë intervistës së tij Rama ka thënë se cilësia e demokracisë nuk varet nga sa je dakord, por nga mënyra sesi nuk je dakord.

Më tej ai theksoi se “Nuk ka nevojë të jesh pjesë e një partie kur sheh që gjëja është këtu sot. Ka momente që edhe kura më e mirë për partinë që ke simpatinë të thuash ‘unë këtë herë nuk ta jap votën, nuk ndryshove dhe nuk ta jap votën’. Kjo nuk është luftë, as përpjekje për të poshtëruar njëri tjetrin, është ndeshje demokratik”.

“Ka momente që kura më e mirë për partinë ku je është që të thuash që këtë herë nuk ta jap votën sepse dua të ndryshosh. Kjo më bën realisht nga njëra anë të ndihem jo mirë kur dëgjoj këto histori, por nga ana tjetër edhe pse do ketë rezistenca sepse tjetër gjë është çfarë ke ti me politikën dhe tjetër gjë komuniteti dhe shërbimi. Edhe bisedat jashtë betejës janë normalitet. Tek vendi më i vështirë ku mund të mbillej kjo kulturë, aty është mbjellë. Kjo është një ndeshje demokratike ku bashkëjetesa. Cilësia e demokracisë dhe jetës nuk varet nga sa shumë je dakord, por nga mënyra sesi nuk je dakord”, tha ndër të tjera Rama.