Ballina Kosovë Mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë,...

Mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Gara flet për procesin e gjetjes dhe identifikimit të 11 personave

34
0

Njëmbëdhjetë persona që rezultonin të zhdukur nga lufta në Kosovë janë identifikuar së fundi nga Komisioni Qeveritar i Kosovës. Ata figuronin në listën e personave të zhdukur që nga lufta e Kosovës, viktimat ishin vrarë në prill të vitit 1999, në fshatin Kralan të Gjakovës.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar në një intervistë , ka dhënë detaje rreth këtyre kërkimeve që kanë bërë, ku edhe tha se ishin rikthyer në lokacionin Bishtazhin, pasi që ende kishte persona të zhdukur nga masakra e Kralanit.

Rikthimi i lokacionit në Bishtazhin, të komunës së Gjakovës gjatë vjeshtës së vitit 2023. Një prej arsyeve, po e them ishte pikërisht, meqë kishim në listën e personave të zhdukur më shumë se 40 persona, por edhe për faktin që në bazë të dhënat që siguruam nga Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuç nga të dhënat nga arkiva ndërkombëtare, në këtë lokacion nuk kishte të dhëna, po shënime që janë kryer gërmime vlerësuese ose zhvarrime, përkundër një ekzaminimi dhe tërheqje të pjesëve eshtrore kufoma, në ditët e para pas luftës”, tha ai.

Gara tha se “sipas të dhënave të dëshmitarëve, po edhe dhëna nga arkiva ndërkombëtare që kemi pranuar gjatë vitit 2023 përfshirë edhe pamjen apo imazhin satelitore është konfirmu ekzistimi i varrit pasiv në Bishtazhin gjatë kohës së luftës. Në të cilin forcat serbe policore dhe ushtarake, përpjekjen e tyre të fshehjes së gjurmëve të krimit, kishin shfrytëzuar hapësirat e fushëgropave të Zhavorrit në afërsi të lumit Erenik,  për të groposur, po e them për shkak familjar për të varrosur viktimat e masakrës së Kralanit dhe të dy rasteve masakrave, por rasteve të rrëmbimit të zhdukjes me forcë nga komuna e Gjakovës”.

Megjithatë, Gara tha se forcat serbe ishin rikthyer në këtë lokacion ku kishin bërë përpjekje për të asgjësuar dhe fshehur gjurmët e krimit dhe bartjen e kufomave nga Kosova në varreza masive në Serbi.

“Gjatë tërheqjes së kufomave, meqë tërheqja ishte bërë me mjete të rënda motorike, sipas dhënave të dëshmitarëve, sigurisht kish qenë e pamundur të tërhiqnin të gjitha pjesën eshtrore ose kufoma të viktimave të luftës,  që nënkuptonte në ditë të parë të pasluftës banorët e fshatit Bishtazhinë, qytetarë, dëshmitarë të ndryshëm kanë vërejtur pjesë eshtrore mbi këtë lokacion dhe sigurisht janë njoftuar ekipet ndërkombëtare në atë kohë, të mandatuar në emër të Tribunalit të Hagës, kanë qenë ekipet suedeze dhe daneze, të cilët kishin kryer ekzaminime por jo për të bërë zhvarrime…”, theksoi ai.

Në intervistën e dhënë për telegrafin, Gara tha se sfidë shqetësuese mbesin lokacionin në territorin e Serbisë.

Në luftën e fundit për çlirimin e vendit, 1998/99 janë vrarë mbi 13,500 persona, fëmijë, gra e pleq, ndërkaq në qytetet e fshatrat e Kosovës janë kryer diku rreth 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe dhe mbi 1 e 600 persona janë ende të zhdukur.