Ballina Bota Nuk ndalen fatkeqësitë për popullin e Mianmarit, pas tërmetit sulmohen nga dronët

Nuk ndalen fatkeqësitë për popullin e Mianmarit, pas tërmetit sulmohen nga dronët

79
0

Vazhdojnë sulmet ajrore në Mianmar edhe pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë.

Këshilli ushtarak ka vazhduar sulmet me dronë, duke përfshirë një në rajonin Sagaing, i cili ka parë dëme të mëdha dhe viktima nga tërmeti.

Sipas Forcave të Mbrojtjes Popullore të Komunës Chaung U, rreth orës 19:40 me orën lokale, fshati Nwe Khway në qytezën Chaung U, Sagaing, u bombardua dy herë.

Dy sulmet e tjera ishin në Ley Wah, në shtetin Kayin, pranë selisë së Unionit Kombëtar Karen dhe në Pyu në rajonin Bago.

Nuk ka ende informacion nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga këto sulme.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në mbi 1000.