Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në bypassin e Lushnjës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur, në makinë udhëtonin një çift me fëmijën e tyre 2 vjeç.
Mësohet se automjeti ka qenë më shpejtësi të lartë, teksa dyshohet se faktor për incidentin janë bërë dhe reshjet e shiut.
Sakaq nuk raportohet për të lënduar.