Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja ka denoncuar përmbytjen e Njësisë Admnistrative Bubq, si pasojë e reshjeve të ditës së sotme.
Ndërsa ndan pamjet nga terreni, mes baltës e llucës, Kalaja tregon se këto lloj përmbytjesh ndodhin prej 2 vitesh tashmë, pasi investimi i bërë për pallatet e rindërtimit me paratë e dhuruara nga taksapaguesit e huaj për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019, ka bllokuar tubacionet e kanaleve kulluese.
Deklarata e plotë:
Përshëndetje të gjithëve! Ndodhemi në Bubq, ku ka ndodhur një përmbytje. Shikoni se çfarë balte dhe çfarë lluci ka ndodhur. Është pikërisht këtu Njësia Administrative e Bubqit, ku është bërë një investim me paratë e tërmetit që janë mbledhur nga taksapaguesit evropianë dhe botërorë, dhe këta kanë mbyllur të gjitha kanalet, siç më njoftojnë banorët e zonës dhe shikoni se çfarë lluci dhe dëmi ka bërë.
I gjithë kjo llucë u është futur në biznese. Po punojnë tani dhe kjo nuk ndodh sot për herë të parë, kjo ka ndodhur vazhdimisht. Ka të paktën dy vite që janë mbyllur kanalet atje dhe i gjithë ky ujë vjen nga pjesa e Mazhes në këto biznese. Jemi në rrugë kryesore, e këtu të ngec këpuca në llucë. Këtu ka qenë një përrua që vinte nga pjesa e Mazhes së Madhe. Dhe historia e këtij përroi ka qenë se sillte me vete edhe dhe, por këta çfarë kanë bërë? E kanë marrë komplet këtë përrua dhe futur këtu poshtë dhe për shkak të kësaj tani gjithmonë ka përmbytje. Banorët më tregojnë se sa herë bie shi është e njëjta histori, ka 2 vite që janë përmbytur rreth 15 herë.
Ballina Aktualitet Përmbytet Bubqi – Aulon Kalaja denoncon skandalin: Njësia administrative ka bllokuar kanalet...