Ballina Kulturë Publikohet traileri i filmit ‘Rust’, me aktorin kryesor Alec Baldwin

Publikohet traileri i filmit ‘Rust’, me aktorin kryesor Alec Baldwin

32
0

Xhirimet e këtij filmi rikthehen pas tragjedisë që ndodhi në tetor 2021, kur Baldwin i shpërtheu papritur arma që mbante në dorë ku për fat të keq humbi jetën fotografia Halina Hutchins.

Në këtë aksident u plagos edhe regjisori Joel Souza.

Baldwing u akuzua nga Prokuroria si ‘vrasje nga pakujdesia’ ndaj Hutchins, por padia kundër tij u hoq në muajin korrik të vitit të kaluar.

Përmbledhja zyrtare e filmit është se ndjek jetën e Lucas McCallister në vitet 1880, një jetim që aksidentalisht vret një bari dhe dënohet me varje.

Në një kthesë të çuditshme të fatit, gjyshi i tij, krimineli i njohur Harland Rust, e nxjerr atë nga burgu dhe të dy drejtohen për në Meksikë.

Ndërsa largohen përmes shkretëtirës së pamëshirshme, ata duhet të shmangin komandantin e ashpër të ushtrisë së SHBA-së, Wood Helm dhe një gjuetar të pamëshirshëm.