Ballina Politika Shkelje dhe falsifikime në Surrel/ Kalaja denoncon manipulimet me pronën e Linda...

Shkelje dhe falsifikime në Surrel/ Kalaja denoncon manipulimet me pronën e Linda Ramës: Familja e kryeministrit ka..

39
0

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD ka denoncuar parregullsi të rënda lidhur me pronësinë e tokës në Surrel dhe financat e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama.

Sipas saj, prona prej 4,483.50 m² është kaluar nga statusi “shtet” në truall privat përmes falsifikimeve të dokumenteve dhe manipulimeve ligjore.
E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv avokatja Kalaja u shpreh se në vitin 2004, Komuna Dajt i konfirmoi pronësinë shtetasit Isuf Isufi bazuar në Ligjin Nr. 7501, por më pas dokumentet u ndryshuan në mënyrë të paligjshme.

Banorët e zonës denoncuan këto shkelje, duke çuar në hetime nga Prefekti i Tiranës në vitin 2011. U zbulua se shtetasi Isufi kishte përfituar në kundërshtim me ligjin rreth 8,800 m² tokë.

Në vitin 2013, prona i kaloi Lindita Ramës për një çmim simbolik prej 193.88 lekë/m², ndonëse ajo figuron si pronë shtetërore.

Kalaja:

Ky është një denoncim që ka filluar që në muajt e parë të vitit 2022. Unë e investigova rastin me detaje dhe është një rast që jo vetëm pasqyron atë që ka ndodhur në Shqipëri këto 12 vite, por, në këndvështrimin tim, edhe në aspektin ligjor, përpos atij politik, është rasti më flagrant sesi Edi Rama, me familjen e tij, me bashkëshorten, me vëllain, në mënyra nga më të ndryshmet, ka abuzuar me pronën publike dhe me paratë publike.

Si ka filluar zanafilla e kësaj çështjeje? Sipas provave – në fakt, janë mbi 50 prova që i kam depozituar në SPAK, në shtator të vitit 2024 – është gjetur një fshatar i zonës i cili ka përfituar një pjesë të pronës nëpërmjet ligjit 7501.

Në momentin që është gjetur ky shtetas shqiptar, ai ka shkuar në komunë dhe ka thënë se i kanë humbur aktet e marrjes së tokës në pronësi.
Këtu ka filluar falsifikimi i pronës, sepse kur kanë dalë certifikatat ose aktet e marrjes në pronësi të tokës, që kanë dalë në duplikatë, sipërfaqja e pronës është dyfishuar: nga 8 mijë ka shkuar në 16 mijë metra katrorë.

Banorët e zonës janë vetë në dijeni të këtij fakti dhe e kanë denoncuar në vitet 2011–2012 në prefekturë, sepse në atë kohë ligji e ngarkonte prefekturën që të merrej me ngastrat e tokës të përfituara nga ligji 7501.

Prefekti i qarkut, i kohës, para ndryshimeve të vitit 2013, e vuri në lëvizje administratën. Ata shkuan në terren dhe u vërtetua ankimimi i një banoreje të zonës se personi në fjalë, me mbiemër Isufi, kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme, më tepër nga ajo që i takonte.

Në momentin që kjo çështje ka shkuar në Gjykatën e Apelit, këtu fillojnë dhe ndizen alarmet, duke përfshirë familjen kryeministrore.

Pas ndërhyrjeve shumë të forta, çështja prishet, por nuk prishet në themelin e saj. Është gjetur një arsye procedurale, sepse edhe gjyqtarët e Apelit e shikonin që çështja ishte shumë e pastër.

E kthyen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë me një tjetër trup gjykues.

Tani këtu fillon edhe problemi më i madh, edhe skandali më i madh, për mënyrën sesi ushtrohet ndikimi i paligjshëm në sistemin gjyqësor, për mënyrën sesi falsifikohen dokumentet dhe për mënyrën sesi i gjithë shteti është në dispozicion të familjes kryeministrore për të grabitur këtë pronë.

Ndërkohë që ne kemi vërtetuar se, përveç se prona është marrë në mënyrë të falsifikuar, ngrihet ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame, dhe kërkon pushimin e gjykimit.