Partia Demokratike me një deklaratë nga selia blu shigjetoi sërish kandidatin e PS për deputet, Ardit Bidon, duke i kërkuar KQZ përjashtimin e tij me pretendimin se ishte ende në detyrë si drejtor i Arkivave.
“Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS , por i pa dorëhequr me vetëdije”, tha zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ardit Bidos, i cili i thotë Berishës se doli serish blof dhe krahas reagimit publikon edhe dokumentin e Departamentit të Administratës Publike të Shqipërisë për pezullimin nga shërbimi civil të z. Bido, si drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, siç e parashikon Kodi Zgjedhor. Bido thotë se akti mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidonte si deputet nën siglën e PS.
Doktor dole prapë bllof: shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve?? PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më, doli për të dytën ditë radhazi në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë bllofin e radhës. Thanë që nuk kam hequr dorë nga drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri Doktor, mos dil më bllof! Sa herë të flasësh, aq herë do më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do jemi përballë në parlamentin e shqiptarëve, ti me aleancën e antishqiptarisë madhështore e unë me pastërtinë time”, shkruan Bido.