Ballina Aktualitet 13 ton fileto me salmonelë në vend, ministrja Denaj: Nuk bëhet politikë...

13 ton fileto me salmonelë në vend, ministrja Denaj: Nuk bëhet politikë me ushqimin

40
0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me skandalin e mishit të pulës së infektuar me salmonelë, që u importua nga Brazili dhe u hodh në tregun shqiptar.

Në një prononcim për Euronews Albania, përpara takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, Denaj tha se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer detyrën sipas protokolleve dhe ka marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë ushqimore.

Ajo theksoi se çështja është tashmë në duart e institucioneve dhe nuk duhet të politizohet. “AKU ka realizuar kontrollet e nevojshme dhe ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Kjo çështje i takon institucioneve përkatëse, si krimi ekonomik dhe policia, për të dhënë gjykimin e tyre,” deklaroi Denaj, duke shtuar se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

‘Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,‘ deklaroi Denaj.

Një sasi prej 27 tonësh fileto pule, e importuar nga kompania “Dimal Inc” në Shqipëri, u konfirmua e infektuar me bakterin Salmonella Typhimurium. Ky bakter është i njohur për shkaktimin e sëmundjeve gastrointestinale te njerëzit dhe mund të çojë në simptoma si temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje barku, diarre ose kapsllëk.

Sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit regjistrohen rreth 9 milionë raste të etheve tifoide, me mbi 110,000 vdekje në botë.

Ministrja Denaj siguroi qytetarët se autoritetet po ndjekin rastin dhe se protokollet e sigurisë ushqimore do të zbatohen me rigorozitet për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

në kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet.