Ekspert në kapjen e gjarpërinjve në Australi është telefonuar, pasi në një shtëpi pranë kafazit të një zogu është parë një piton që e futi kokën dhe tentonte ta kapte.
Stuart McKenzie nga Snake Catchers 24/7 postoi një video në rrjetet sociale, ku shihet në një shtëpi në Queensland teksa pitoni i uritur ia kishte vënë syrin zogu në kafaz.
“Fatmirësisht arritëm në kohë. Kur shkova, pashë skenën kur gjarpri po prekte me hundë grilat e kafazit të zogut që gjendej brenda”, tha McKenzie.
“Fatmirësisht akoma shiten kafaze që nuk ofrojnë siguri për zogjtë nga grabitqarët si pitoni”, shtoi eksperti australian.
Pas kapjes së pitoni, ai është dërguar në një zonë malore ku edhe është liruar për të vazhduar jetën në ambientin ku edhe i përshtatet.