Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” i regjisorit Ibër Deari është shpërblyer me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë ‘Meridiana’ të festivalit prestigjioz Bari International Film Festival në Itali.
Kështu ka njoftuar vet regjisori Deari, i cili ka thënë se janë të lumtur dhe krenarë për këtë çmim.
Postimi:
“Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh.
Faleminderit jurisë, festivalit, publikut dhe të gjithë atyre që besuan në këtë film dhe në zërin që ai përfaqëson. Rroftë kinemaja!”, ka shkruar Deari në Facebook.