Ballina Rajoni Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia! Vuçiç, kukulla...

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia! Vuçiç, kukulla e Putinit

34
0

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, ka përshëndetur vendimin e presidentit të Kenias, William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të mençur.

Në një postim në platformën “X”, MacShane e ka kritikuar ashpër presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë “kukull të Putinit”.

“Një lëvizje e mençur nga presidenti i Kenias, William Ruto, për ta njohur Kosovën, që është në linjë me të gjitha vendet e zhvilluara demokratike.

Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, proteston, por Kenia, ashtu si Kosova, e di se çfarë do të thotë të jesh koloni dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më”, ka shkruar MacShane.