Ballina Politika “Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme” – Rama ironizon përsëri...

“Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme” – Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës

22
0

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri Sali Berishën, me një video me buf kënete, ndërsa në sfond është një nga fjalimet e kreut të PD-së.

Teksa flet për mik që gjuan si armik dhe ‘gjetje në pozicion’, Berisha pranon se “personi nga i cili ishte frymëzuar, kishte humbur çdo betejë”, duke mos pranuar të merrte pjesë në betejën e radhës.

“Ai më sulmoi në mënyrë shumë të padrejtë, shumë të pandershme, më sulmoi si një armik. Tani një mik del dhe të gjuan si armik. Por ay më gjeti në pozicion. Këtë, ktë, këtë ta them me… nuk e kam thënë ndonjëherë këtë kurrë!

Ai nga i cili unë isha frymëzuar, ai kishte humb çdo betejë. Ai kurrë nuk kishte duruar të marrë pjesë në betejë tjetër”, është deklarata e Berishës në video-postimin e kryeministrit në Facebook, shoqëruar me tre emoji “bufi”, “maskash” dhe “Joker”.