Ballina Sport Merr mbi 300 mijë kërkesa për bileta ndaj Barcelonës

Merr mbi 300 mijë kërkesa për bileta ndaj Barcelonës

32
0

Borusia Dormtund ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi e shpreson që të përsëritë mrekullinë e një edicioni më parë kur shkoi deri në finale. Për ta bërë këtë do t’i duhet një tjetër mrekulli në “Signal Iduna Park”, pasi kundërshtar këtë herë ka Barcelonën.

Atmosfera e zjarrtë në stadium nuk do të mungojë, pasi impianti që mban 81365 vende për tifozët, do të jetë i mbushur. Tifozët e Borusias njihen si ndër të zjarrtit në Gjermani dhe dëshira për të parë skuadrën edhe një herë protagoniste në Champions i ka shtyrë të gjithë që të kërkojnë të jenë të pranishëm në impiant për sfidën ndaj katalanasve.

Ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Barcelonës, ka marrë mbi 300 mijë kërkesa për bileta. Një shifër e jashtëzakonshme duke menduar se është vetëm çerekfinalja e turneut, edhe pse në fakt luhet ndaj një prej skuadrave pretendente për ta fituar trofeun.

Për të zgjidhur gjithçka, një pjesë e biletave për ndeshjen do të hidhen me short, pasi është e pamundur për të kënaqur të gjithë mbështetësit e skuadrës në qytet, për të culet nuk do mjaftonin as tre stadiume sa “Signal Iduna Park”.