Mikey Madison, ylli i filmit “Anora”, dhuroi një performancë të papritur në monologun e saj të Saturday Night Live duke kërcyer në shtyllë, disa javë pasi fitoi Oscar-in për aktoren më të mirë.
26-vjeçarja u bë sensacion i sezonit të çmimeve për rolin e saj si një striptiste në New York që bie në dashuri me djalin e një oligarku rus në filmin e Sean Baker.
Pasi u përfol se një tjetër aktor kishte bërë skenat e kërcimit për të, ajo vendosi të provonte të kundërtën në skenën e SNL, shkruan DailyMail.
“Kam bërë të gjitha skenat e mia në film, përfshirë kërcimet”, tha ajo, përpara se t’i afrohej shtyllës. “Kështu që më shqetëson kur mendojnë se nuk isha unë. Do ta vërtetoj tani”.
Ndërsa audienca brohoriste, ajo nisi kërcimin, por menjëherë u zëvendësua nga një dublues mashkull me muskuj, duke krijuar një moment komik.
Spektakli përfshiu edhe një parodi mbi “The White Lotus”, duke u tallur me skenën e puthjes mes dy vëllezërve në sezonin e fundit, si dhe një video muzikore për trendet e fundit të modës, ku u shfaq edhe Joe Jonas si i ftuar surprizë.
Shfaqja e Madison në SNL shënoi një tjetër triumf në karrierën e saj, pas sukseseve me Anora dhe fitores së saj të madhe në Oscar.