Adriatik Lapaj, kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar ndaj një videoje satirike të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit e poziciononte krah Sali Berishës.
Në reagimin e tij, Lapaj e cilësoi postimin e Ramës si një akt bullizimi dhe një përpjekje për ta barazuar atë me politikanët që, sipas tij, kanë marrë peng Kushtetutën dhe kanë bllokuar hapjen e listave të kandidatëve në zgjedhjet e fundit. Ai kritikoi kryeministrin për faktin që zgjodhi të publikonte një video të tillë në një ditë feste si Fitër Bajrami, duke thënë se ishte një moment që duhej të ishte i dedikuar për gëzimin dhe reflektimin.
Lapaj gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi motivet e Ramës për këtë sulm, duke argumentuar se ai përfaqëson një brez të ri në politikë, i cili nuk është i lidhur me marrëveshjet dhe pazaret e vjetra. Ai e sfidoi kryeministrin për një debat të hapur, duke e ftuar atë të përballet me të në çdo moment dhe në çdo vend të zgjedhur prej tij.
Reagimi i Lapajt:
Kjo ditë e gëzueshme për ë gjithë besimtarët duhet të ishte një ditë feste e gëzimi dhe një ditë pushimi për të ligën e të keqen por kryeministri jonë që pa gdhirë poston një video ku më bullizon dhe më njehson me bahskëudhëtarin e tij politik me të cilin ndryshuan e morën peng Kushtetutën në 12008 dhe mbajtën peng hapjen e listave vitin e kaluar.
Çfarë e shqetëson një kryeministër që ka 28 vite në politikë, që ka mbi 20 mijë automjete të administratës që i keqpërdor, që të dhunojë e bullizojë një të ri me ëndrra e që në moshë është sa djali i tij, Mos vallë fakti që ky i ri nuk i vjen në pazar dhe thotë që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme?
Eja në debat zoti Rama të pres kur dhe ku të duash.