Ballina Kosovë Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas”...

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

26
0

Nga data 1 prill të këtij viti, të gjitha bizneset që duan të eksportojnë mallra në Bashkimin Evropian apo të tranzitojnë përmes BE-së, duhet të bëjnë paraprakisht deklarimin përmbledhës të hyrjes (ENS) të mallrave, në të kundërtën pamundësohet tregtimi i tyre.

Nga Dogana e Kosovës thonë se barra kryesore e deklarimit përmbledhës i bie transportuesit, derisa potencojnë se sipas legjislacionit doganor, këtë deklarim mund ta bëjnë edhe importuesi, eksportuesi apo përfaqësuesit e kompanive.

Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) tregojnë se rregullat e reja të BE-së, kanë shkaktuar paqartësi te disa biznese, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksojnë se ky vendim nuk do të jetë sfidë për bizneset në aspektin financiar, porse do të jetë një angazhim i shtuar.

Shefi i analizës së riskut në Doganën e Kosovës, Visar Zakuti në një prononcim për KP, thotë se në janar të këtij viti u njoftuan nga Komisioni Evropian rreth këtyre rregullave të reja. Zakuti tregon se Dogana e Kosovës e ka njoftuar komunitetin e biznesit të transportit, si dhe agjentët doganor lidhur me këto masa të reja.

Zakuti bënë të ditur se për të kryer Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin doganor të vendeve anëtare të BE-së, operatorët ekonomikë duhet të jenë të regjistruar në një nga shtetet anëtare të BE-së dhe të pajisen me numrin e identifikimit dhe regjistrimit të operatorëve ekonomikë (EORI Number).

Ai tregon se ky numër është i domosdoshëm për të identifikuar bizneset në të gjitha procedurat doganore brenda territorit të Bashkimit Evropian.