Ballina Kronika Sarandë/ ‘Benzi’ merr flakë në ecje, raportohen vetëm dëme materiale

Sarandë/ ‘Benzi’ merr flakë në ecje, raportohen vetëm dëme materiale

27
0

Një automjet ka marrë flakë ndërsa po ecte në drejtim të Sarandës, në Qafën e Muzinës, në aksin Jorgucat-Sarandë.

Sipas informacioneve, një Mercedez Benz me targa shqiptare ka shpërthyer në flakë gjatë lëvizjes. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një një defekt teknik, konkretisht një falskontakt në grupin e partikularit të mjetit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në këtë ngjarje.