Numri i njerëzve të vdekur në Mianmar pas një tërmeti të fuqishëm është rritur në 1,644, me 3,408 të tjerë të lwnduar.
Edhe 139 persona të tjerë raportohet se janë të zhdukur në të gjithë vendin.
Kjo vjen pasi pamjet dramatike tregojnë momentin kur një ndërtesë disakatëshe u shemb në rrënoja në qytetin Mandalay – afër epiqendrës së tërmetit.
Të mbijetuarit në qytet gërmuan me duar në një përpjekje për të gjetur njerëz të bllokuar.
Tërmeti goditi rreth orës 12:50 me orën lokale të premten, në një thellësi të cekët prej 9,6 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 milje nga Mandalay.
Tajlanda fqinje u prek gjithashtu nga tërmeti, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur, tetë të lënduar dhe 47 të zhdukur.
Ndërtesat në pesë qytete dhe qyteza të Mianmarit u shembën, së bashku me një urë hekurudhore dhe një urë rrugore në autostradën Yangon-Mandalay, njoftuan mediat shtetërore. Gjithashtu shpërtheu një digë.
Kulla e kontrollit në aeroportin Nay Pyi Taw, që i shërben kryeqytetit Naypyidaw, u shemb, që do të thotë se pistat nuk mund të përdoren.
Fatkeqësia natyrore – tërmeti më i madh në këtë rajon në gati 80 vjet – vjen pasi vendi është në një lufte civile.
Përpjekjet e kërkimit vazhduan të shtunën në mëngjes në Bangkok, ndërsa guvernatori i qytetit, Chadchart Sittipunt, tha se njerëzit besohej të ishin gjallë në rrënojat në tre kantiere ndërtimi, duke përfshirë një ku u shemb një ndërtesë e lartë e ndërtuar pjesërisht.