Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se mungesa e theksuar e medikamenteve mjekësore po pengon kundërpërgjigjen ndaj tërmetit vdekjeprurës që goditi Mianmarin të premten teksa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë.
Mbi 1600 persona u vranë e rreth 340 të tjerë u plagosën pas tërmetit me magnitudë 7.7 të shkallës rihter, i cili ndje edhe në vendet fqinje, përfshirë Tajlandën.
Shërbimi gjeologjik në SHBA, vlerëson se bilanci përfundimtar i viktimave në Mianmar mund të arrijë në 10 mijë, ndërsa dëmet mund tejkalojnë të ardhurat vjetore ekonomike të vendit.
Në Bangkok një tjetër trup u nxor nga rrënojat e një godine të lartë, e shembur nga tërmeti duke e çuar totalin në 12 ndërsa në Mianmar një grua u nxor e gjallë pasi kishte qëndruar në rrënojë për 30 orë.
Katastrofa natyrore më vdekjeprurëse që ka goditur Mianmarin në vite, dëmtoi infrastrukturën kritike, përfshirë aeroporte, autostrada dhe ura, duke penguar operacionet humanitare.
Tragjedia prek një vend që ishte i zhytur në kaos edhe më herët, me një luftë civile të përshkallëzuar që prej grushtit ushtarak të vitit 2021 që rrëzoi lideren e zgjedhur dhe lauraten e Nobelit Aung San Su Ki dhe nxiti një kryengritje të armatosur.