Ballina Politika ‘Zgjedhje të lira në 11 maj’, Mediu vijon takimet me kongresmenë në...

‘Zgjedhje të lira në 11 maj’, Mediu vijon takimet me kongresmenë në SHBA: Miq të Shqipërisë

29
0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vazhduar takimet në Shtetet e Bashkuara me kongresmenë dhe ish-Prokurorë të Përgjithshëm amerikanë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Mediu thekson se miqtë e Shqipërisë, të cilët kanë mbështetur anëtarësimin e vendit në NATO, kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur opozitën në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mediu shkruan: “Kënaqësi të ritakoja një mik të vjetër, Ish Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA dhe Jeff Session, një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Rumsfeld, dhe mbështetës i antarësimit të Shqipërisë në NATO. Kongresmeni Aderholt ka qenë dhe mbetet një nga urat më të forta të komunikimit me kongresin Amerikan, duke shtuar miq për Shqipërinë dhe opozitën, të cilët bashkohen me domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kongresistja Terri Sewell shprehu gatishmërinë e saj për t’u bashkuar me anëtarë të tjerë të kongresit në thirrjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 maj në Shqipëri.”