Ballina Aktualitet Gjykatë për votuesit e diasporës/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për...

Gjykatë për votuesit e diasporës/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

24
0

Diaspora@gjykata.gov.al, kjo është adresa zyrtare e miratuar me vendim të qeverisë së gjyqësorit, në të cilën shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk e gjejnë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre, mund të bëjnë kërkesë për të votuar.

Çështja shqyrtohet gjyqësisht brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në këtë adresë , që shënohet në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Kjo adresë është e vlefshme dhe gjykata angazhohet vetëm për shtetasit që kanë probleme në listat e zgjedhësve dhe që jetojnë në diasporë . Gjykimi do të mbahet në mungesë të paditësit.

KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat e shtetasve që jetojnë jashtë vendit dhe që online shprehin interes për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025
Në vendimin e KLGJ që Top Channel e disponon është votuar për miratimin e platformës elektronike që aprovon adresën diaspora@gjykata.gov.al si postë elektronike pranë këshillit në mënyrë që të shmanget mohimi i të drejtës për të votuar. Si edhe që gjatë kërkesave online të evitohen e-mailet e padëshiruara.

Pritet që gjykata e kryeqytetit të përballet me një volum të lartë kërkesash të tilla.

Ndërkohë për të burgosurit që bëjnë kërkesa për të votuar, mbetet në fuqi e njëjta rregullore. Ata do të bëjnë kërkesë me shkrim pranë gjykatës që mbulonin burgun ku ata vuajnë heqjen e lirisë.