Ballina Politika “Një hajdut kapet, Rama sjell tjetrin”, Basha në “360 gradë”: Më 11...

“Një hajdut kapet, Rama sjell tjetrin”, Basha në “360 gradë”: Më 11 maj t’i jepet fund këtij sistemi. Vota për Koalicionin Euroatlantik, shtëpia e vetme e pastër

22
0

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News, tha se Edi Rama me përgjigjen “një bie mijëria ngrihen” e pohon vet se është arkitekti i këtij sistemi korruptiv. Pasi sipas tij, ka dy opsione me gjithë këta shokë në burg ose është më buf se bufi dhe duhet të largohet, ose siç e pranon është ai që e ka ngritur këtë sistem korrupsioni, ku një shko hajdut shkon në burg, ky sjell hajdutin tjetër.

Për këtë Basha tha se është koha që qytetarët të japin përgjigjen e duhur me votën e 11 majit, duke mbështetur Koalicionin Euroatlantik, si alternativën e vetme të pastër ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Akoma pa iu përgjigjur pyetjes ku i ke shokët dhe pastaj pyetja pasardhëse, se unë e kam paralajmëruar, nuk po i bëj kurth, është pse i ke shokët aty? – Ky i përgjigjet një bie, mijëra ngrihen! Dhe në fakt këtë ka bërë për 12 vite. Për çdo të korruptuar, për çdo hajdut që është kapur me presh në duar ka sjell të tjerë. Sigurisht ky me këtë provohet që është arkitekt i sistemit. Pra, dy opsione ka siç ia kam thënë, me gjithë këta shok në burg, jo një, as dy, as tre as katër, as gjashtë as dhjetë, po të paktën 111 që i liroi, me votat e atij që i thotë sot “bufi i kënetës”, para një muaji e disa muajsh, i bie që ky ose është më buf se bufi me gjithë këta shokë që vjedhin, ose siç e pranon vet është arkitekt i këtij sistemi. E ka pranuar tani, thotë “një bie mijëra ngrihen”, pra më kap një hajdut po unë do sjell hajdut të tjerë. Dhe ky është problemi. Prandaj më 11 maj është shumë e rëndësishme që ne t’i japim fund kësaj makinerie që prodhon ministra të korruptuar, zëvendësministra dhe drejtor të kapur me presh në duar, kryebashkiakë hajdutë, deputetë me probleme të rënda kriminale. Pra t’i japim fund një sistemi të ngritur me autorësi të plotë nga zoti Rama. Prandaj më 11 maj përgjigja duhet të jetë e qartë, vota për Koalicionin Euroatlantik numri 4 që është shtëpia e vetme e pastër” – tha Basha.