Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e Sali Berishës për kopjim të programit elektoral të PD-së, duke u shprehur se premtimin për pagën minimale 500 euro e ka thënë me kohë, por sipas tij, s’e ka pasur njeri mendjen.
Edi Rama: Janë shumë paka ata që do të votojnë bufin e kënetës. kur them që paga mesatare do të shkojë në 1200 euro në Shqipëri në 2030, kjo gjë është e besueshme sepse paga është rritur. Ashtu sikundër mesatarja e përgjithshme, edhe në sektorin privat janë rritur.
Minimalja? Edhe më e bukura është që këtë të pagës minimale e kemi thënë me kohë, nuk e kemi thënë sot por se ka pasur njeri mendjen.
E kemi thënë me kohë që në 2026, që mbas zgjedhjeve do e përcaktojmë që do të jetë 500 euro. Madje kemi thënë edhe mekanizmin se si do të bëhet 500 euro, duke mos iu kërkuar kompanive për 18 muaj që të mos paguajnë asnjë detyrim tjetër përveçse tu japin 100 euro plus punonjësve të tyre në muaj.
Dhe as nuk më shkon mendja të them na e kopjuan, është muhabet kot. Ato që thotë këneta, programi i madhështisë përveçse është farsë e madhe, ka një falsitet total brenda tij sepse thotë do i bëjmë realitet pas zgjedhje të 11 Majit. Ne themi brenda 2030, nuk themi më 12 maj që minimumi jetik do të bëhet 200 euro sepse nuk do të ndodhë, do të ndodhë brenda mandatit. Do të ndodhë gradualisht, i kemi bërë qarë llogaritë duke pasur parasysh edhe BE. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, kjo nuk ndodh.