Ballina Opinion Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

0
35

Nga Artan Fuga

Dosja media!

E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë kandidatë për deputetë, rolin e tyre para publikut apo jo?

Pa përgjithësuar në mënyrë absolute, shoh prej tyre, gra a burra, që nuk e ekuptojnë sa dhe si duhet se cili është misioni i tyre përpara publikut.

Ka që bëjnë pyetje dhe presin përgjigje, pastaj lexojnë pyetjen e radhës pa lidhje me përgjigjen e marrë. Ky është debat shurdhësh.

Ka ca që shohin me sy të përdëllyer kandidatin politik, a thua se ju dhimbset i gjori, në vend t’i çjerrin maskën e propagandës dhe ta bëjnë për ujë të ftohtë në të mirë të publikut.

Ka të tjerë që merren me çështje tretësore, jo e lagu, jo se lagu, sa për të shtyrë minutat e emisionit dhe për të treguar kollaren e bukur ose dekoltenë e hapur.

Ka ca që nuk ja kanë haberin për dosjet që duhet trajtuar, nuk dinë të dhëna, por hanë çdo gjë që u thuhet sikur të ishin ballokume Elbasani.

Ka të tjera dhe të tjerë që quajnë emision të nxehtë kur kandidatët rivalë ndërpresin njëri- tjetrin, gjasme debatojnë dhe publiku nuk merr vesh asgjë.

Asnjë e dhënë vizuale nuk paraqitet.

Merren si të vërteta çfarë thonë kandidatët.

Pa ekspertë në studio.

Asnjë lidhje TV me audiencat, aktorët e interesit.

Ka dalë formula idiote një politikan dhe një “analist” në të majtë, një politikan dhe një “analist” në të djathtë, si shqytarë këta shoqëruesit, dhe ping – pong pa pikë bereqeti.

Asgjë për personalitetin e kandidatëve.

Merren me gjëra të vjetra që edhe gjyshi im i dinte kur ishte gjallë. Jo lista të hapura, jo të mbyllura,

Jo pasaporfta çeke, jo letërnjoftimi bullgar.

Jo unë i ri, jo ti i vjetër, debat me nuanca të rënda genocidiste dhe bulliste, tmerr!

Pastaj në paqe, pas emisionit i fusin një kafe me kandidatët dhe ndahen si krushq pas vizitave për nderrim nishanesh.

Ore, e kuptoni se luani fatet e Shqipërisë, apo kush po e çan trapin!