Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh se Justin Bieber mund të jetë babai i tij biologjik.
Gjatë një videoje live në Instagram, një ndjekës i drejtoi një pyetje, duke sugjeruar se këngëtari i njohur mund të kishte një lidhje me lindjen e tij. Megjithatë, Reign e mohoi menjëherë këtë teori.
“Jo, ai nuk është. Vëlla, të betohem, Justin Bieber nuk është babai im,” u përgjigj ai me vendosmëri. “Scotty… Scotty… Scotty është babai im.”
Duke argumentuar më tej, ai vuri në dukje mospërputhjen e moshave mes Bieber dhe nënës së tij në atë kohë. “Nuk e di sa vjeç ishte nëna ime, por mendoj se Justin Bieber ishte 16 vjeç kur linda. Nuk mendoj se mamaja ime do ta bënte këtë,” shtoi ai.
Deklarata e Reignit duket se i jep fund një herë e mirë këtyre spekulimeve, duke konfirmuar publikisht se Scott Disick është babai i tij biologjik.