Ballina Politika Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare...

Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë

22
0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inspektuan sot (1 prill) kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

“Një institucion i vërtetë arti e konsideruar si më e madhja në Ballkan, që do të ofrojë kushte optimale për aktivitete social-kulturore, zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore të tilla si klasa aktrimi, baleti e kërcimi, muzike, pikture e skulpture, e arteve digjitale”, thotë kryeministri Rama.

Teksa vizitoi ambientet e brendshme ai u njoh me arkitekturën, kapacitetet, projektin, risitë dhe mundësitë.

Vetë kryeministri e cilësoi këtë investim si “spektakolar”.

“Kjo është spektakolare. Kjo është më e madhja në Ballkan, s’ka si kjo në Ballkan, ëhstë spektakël. Por sigurisht ka nevojë edhe për trupa profesioniste, për regjisorë, aktorë dhe staf. Dhe është punuar mirë (i drejtohet kryeinxhinierit) keni bërë punë shumë të mirë, se kjo është punë e vështirë dhe e ngatërruar”, shprehet kryeministri.

Drejtuesit e punimeve e informojnë kreun e qeverisë së pranverën e ardhshëm kjo qendër do të jetë gati dhe përfundojnë të gjitha punimet, teksa tani është ngritur karabinaja dhe se do të jetë një avangardë.

“Ekstravagancë e madhe… Shumë spektakolare! Histori më vete kjo, shkencë dhe zhvillim, do jetë imponuese”, vijon kryeministri teksa ndjek arkitekturën e projektit dhe investimit.