Ballina Politika Lela: Si e bleu Rama një orë 1.4 mln dollarë me rrogën...

Lela: Si e bleu Rama një orë 1.4 mln dollarë me rrogën e një kryeministri?

72
0

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka hedhur dyshime të forta mbi pasurinë e kreut të qeverisë, Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje burimin e të ardhurave të tij.

Në një postim në Facebook, Lela ka ironizuar luksin e udhëheqësve të NATO-s, duke ndalur vëmendjen te ora e shtrenjtë e kryeministrit shqiptar.

“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milionë USD?” – shkruan ai.

Deklarata ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa opozita e ka quajtur këtë një tjetër skandal që tregon pasurimin e pashpjegueshëm të zyrtarëve të lartë në kurriz të qytetarëve. “Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri dhe krizë ekonomike, Rama shfaqet me një aksesor që nuk mund ta përballojë asnjë lider i rajonit,” – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

A është kjo një dhuratë nga oligarkët? Apo një tregues i pastër i korrupsionit që ka kapur qeverinë?” – pyet Lela në postimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama vihet në qendër të akuzave për stilin e tij të jetesës dhe përdorimin e luksit, ndërkohë që shqiptarët përballen me vështirësi ekonomike.