Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës, me qendrën kryesore në Brescia, është goditur nga policia, nën koordinimin e Drejtorisë së Antimafias.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar 45 masa sigurie, në kuadër të një hetimi të gjerë kundër trafikut të narkotikëve dhe organizatave kriminale. Prej këtyre masave, 30 të dyshuar janë dërguar në burg, 12 janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa tre të tjerë janë me ‘Detyrim Paraqitje’.
Masat e marra prekin persona nga Italia, Shqipëria dhe nga Afrika e Veriut, të cilët jetonin në disa provinca italiane, përfshirë Brescia, Reggio Calabria, Catanzaro, Napoli, Palermo, Romë, Milano, Foggia, Cosenza, Ragusa, Trapani, Mantova, Cremona, Pavia, Chieti, Bolzano dhe Biella. Hetimet janë përqendruar te grupe kriminale të specializuara në trafikun e narkotikëve, të cilët kishin krijuar një sistem të strukturuar për importin e drogës nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda. Lëndët narkotike shpërndaheshin më pas nga Brescia në të gjithë territorin italian.