Ballina Kronika Mister në Vlorë/ Policia zbulon mbi 3 ton karburant në Sazan, dyshohet...

Mister në Vlorë/ Policia zbulon mbi 3 ton karburant në Sazan, dyshohet se do të përdorej për trafik droge

0
51

Policia kufitare e Vlorës ka arritur të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit për një mjet të dyshuar mund të bënte lëvizje të kundraligjshme, duke ardhur nga Italia për t’u larguar më pas përsëri në drejtim të shtetit fqinj, nisën kontrolle në të gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, policia kufitare gjeti mbi 3000 litra karburant në ishullin e Sazanit, të cilat mund të përdoreshin nga mjeti ujor ku dyshimi është për lëndë narkotike. Pas pikasjes së lëndës, kufitarja ka thirrur të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore për raportimin e vendndodhjes së mjeteve të tyre duke i vendosur në një regjistrim i cili mungonte prej vitesh.

Pavarësisht se nuk u arrit të kapej mjeti ujor dhe rasti ngeli në tentativë, tashmë kanë nisur hetimet për personat që çuan karburantin në ishullin e Sazanit si dhe motivin e dërgimit të lëndës në ishull. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë.