Ballina Europë Moldavia shpall persona non grata 3 diplomatë rusë

Moldavia shpall persona non grata 3 diplomatë rusë

26
0

Moldavia deklaroi të hënën tre punonjës të ambasadës ruse në Kishinau persona non grata , tha Ministria e Jashtme, duke cituar “prova të qarta” se diplomatët kishin kryer aktivitete të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka dërguar një notë diplomatit rus ku thuhet se tre punonjës të Ambasadës Ruse janë shpallur persona të padëshiruar”, thuhet në deklaratë.

Ministria shtoi se tre diplomatëve u kërkohet të largohen nga territori moldav.

Ndërkohë, Moska tha se do t’i përgjigjet vendimit të Kishinjeut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.