Ballina Europë Ngjarje e rëndë në Angli, policia qëllon për vdekje një person të...

Ngjarje e rëndë në Angli, policia qëllon për vdekje një person të armatosur në stacionin e trenit

23
0

Një burrë u qëllua për vdekje nga policia pas raportimeve se ai ishte i armatosur brenda stacionit të trenit Milton Keynes, Angli, të martën pasdite.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat i kanë bërë thirrje burrit të dorëzohet para se ta qëllojë.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar burrin, ai u shpall i vdekur pak kohë më vonë.

Policia thotë se nuk beson se ka ndonjë rrezik të mëtejshëm për publikun.